Në ditën kur në Tiranë mbërrin presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen, është bllokuar faqja e Facebook-ut e kryeministrit Edi Rama, e cila është një nga faqet me shikueshmëri më të lartë në botën shqiptare.

Nuk dihet pse ka ndodhur, ndërkohë që nëse këtë do ta bënte Facebook-u, ajo do të kishte njoftuar më parë. Fotoja më poshtë tregon se çfarë shfaqet konkretisht kur duam të shikojmë postimin e shfaqur.