NATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.

Në një reagim në twitter të zëdhënëses, Oana Lungescu, thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.

“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.