Brad Pitt dhe Bradley Cooper u fotografuan në mbylljen e ‘US OPEN’, të dy së bashku duke qëndruar e shijuar lojën e fundit të sezonit. Brad ishte i veshur me një kapele (kovë) të bardhë dhe syze të errëta, dhe Cooper me një këmishë blu, pa u përpjekur fare që ta mbulojë fytyrën. Ata janë fotografuar duke biseduar, e komentuar pikët e ndeshjes, ndërsa herë-herë shprehnin entuziazmin.

Dy bukuroshët janë miq shumë të mirë dhe padyshim dy nga aktorët më të diskutuar dhe pëlqyer në botë. Kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Guardian”, Angelina Jolie ka zbuluar se ka pasur një debat të fortë me Brad Pitt, pasi ky i fundit punonte me Harvey Weinstein. Havey u akuzua nga shumë vajza të industrisë së kinematografisë për abuzim seksual disa vite më parë.

Jolie ka treguar se edhe ajo është përballur me abuzim gjatë filmit “Playing by heart”, në të cilin Weinstein ishte producent, ku Angelina kishte një rol. Ajo ka treguar se pikërisht për këtë gjë ka debatuar ashpër edhe me Brad Pitt, kur ai vendosi të luante në filmin e Quentin Tarantino, që u prodhua në bashkëpunim me kompaninë e Harvey Weinstein. Angelina ka zbuluar se Pitt ishte ai që bashkëpunoi me Weinstein për të prodhuar edhe filmin e tij “Killing Them Softly” në vitin 2012.