Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e detyrës dhe krijimin e qeverisë së re, ndërsa shprehet se pret që integrimi në BE dhe reformat e ndërlidhura me të, përfshirë sundimin e ligjit, të jenë pikat kryesore të agjendës. Me një postim në Twitter, Soreca thotë se koordinimi i fortë institucional, është çelësi për hyrjen në BE.

“Ne përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë shqiptare në marrjen e detyrës së tyre. Ne presim që integrimi në BE dhe të gjitha reformat e ndërlidhura, përfshirë sundimin e ligjit, të shfaqen lartë në agjendën e Qeverisë. Koordinimi i fortë ndërinstitucional është çelësi për hyrjen në BE”, shkruan Soreca.