‘Foltorja’ e Sali Berishës është zhvendosur sot në Vlorë, me shpresën për të bindur demokratët se SHBA dhe Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar dhe shpallur ‘non grata’ nga DASH padrejtësisht. Me synimin për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe për të nisur një referendum për anulimin e vendi it për përjashtimin nga grupi i PD, Berisha ka mbledhur militantët e tij në Vlorë.

Në këtë takim Berishës i janë bashkuar edhe ish presidenti Bujar Nishani, drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj, kreu i PD Vlorës, Genc Deromemaj dhe ish deputeti Dashamir Tahiri. Ajo që vihet re nga video nga vendi ku prittë të nis mbledhja, numri i demokratëve që i janë bashkuar Berishës nuk u ulët.