Sali Berisha e quan mandatin e tretë qeverisës të kryeministrit Edi Rama si “fatkeqësinë e tretë kombëtare të Shqipërisë”. Ish-kryeministri përsërit akuzat ndaj Ramës si vjedhje me rrugët, taksat, shndërrimin e Shqipërisë në narkoshtet, e të tjera. Ai i bën thirrje shqiptarëve të çohen në protestë sa më shpejt.

Shkrimi i plotë i Berishës: Rama 3 apo fatkeqesia e trete kombetare e Shqiperise dhe shqiptareve! Miq, dje Kreu i Meduzes se krimit te organizuar karteleve te droges dhe korrupsionit shpalli emrat e narkoqeverise Rama 3 apo fatkeqesise se trete kombetare per Shqiperine. Rama 3 eshte fatkeqesia e trete kombetare e shqiptareve sepse ardhja ne pushtet per te treten here Edvin Kristaq Rames bazohet ne instalimin e partise shtet, blerjen masive te votes, perdorimin masiv te te dhenave personale njelloj si ne diktature, dhunimin nga bandat dhe krimi i votes se qytetareve shqiptar. Mandati i trete i Edvin Kristaq Rames eshte fatkeqesia e trete kombetare e shqiptareve sepse vjen pas dy mandateve ne te cilat shqiptaret u mashtruan u varferuan u izoluan si kurre ndonjehere me pare ne keto 30 vite. Sot pas dy mandateve, shqiptaret, nga qytetaret me rrogen mesatare me te larte ne rajon, kane rrogen mesatare me te ulet ne rajon, 30% me te ulet edhe se Kosova.

Sherbimet ndaj qytetareve u shpartalluan, nga covid 19 vdiqen me shume shqiptaret se çdo komb tjeter ne Europe dhe ne bote, kjo sepse ata jane qytetaret me te pambrojtur te kesaj toke. Mandati i trete i Edvin Rames eshte fatkeqesia e trete kombetare sepse njelloj si dy te tjerat do jete mandati i krimit, droges, konsolidimit perfundimtar te narkoshtetit dhe kakistokracise. Ne dy mandatet para te Kreut te Meduzes, Shqiperia u shnderrua ne narkoshtetin e vetem ne Europe, qender operacionale te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut, Lindjes se mesme dhe Amerikes se Jugut, prodhues kryesor i kanabisit ne Europe, rruge kryesore e heroines per Europen dhe baze e madhe e zbarkimit te drogave te forta nga Amerika Latine. Rama tre eshte fatkeqesia e trete madhore e shqiptareve sepse njelloj si dy mandatet e tjera bazohet ne vjedhjen ne taksa, dogana, prokurime te te ardhurave te qytetareve shqiptar nga klika kleptokratike ne pushtet. Ne dy mandatet e shkuara korrupsioni kapi nivelet me te larta te pushtetit, Shqiperia u ngjit ne vendin e dyte ne bote per ryshfetin, prokurimet sekrete u rriten me 15 here, çmimi i ndertimit te nje km rruge u rrit me 8 here.

Mandati i trete nis kur per shkak te vjedhjeve te papermbajtura nga Kreu i Meduzes dhe hajnat e tij ne Shqiperi kane perfunduar se ndertuari gjithsej 27 km rruge te bajpasit te Fierit dhe 7 km rruge Ibe Farke traseja e te cilave ishte ngritur para vitit 2013. Nderkohe qe ne vitet 2005-2013 u ndertuan 11300 km rruge autostrada ura dhe tunele. Mandati i trete eshte mandati i fatkeqesise se trete kombetare sepse: 1- Me dy mandatet e tij Edvin Kristaq Rama u deshmua nje Vaso Çubrillovic i vertet i cili me politiken qe ndoqi perzuri nga Shqiperia mbi 530000 qytetar te saj. 2- Ai me muret e droges, krimit dhe korrupsionit, qe ndertoi ne dy mandatet e shkuara i mbylli dyert e hapjes se negociatave te Shqiperise me BE. Nderkohe qe ne vitet 2005-2013 Shqiperia arriti:  firmosjen e marreveshjes se stabilizim asocimit me BE, ⁃ pranimin e kerkeses se saj per tu bere vend anetar i BE, ⁃ liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian dhe ⁃ rekomandimin para zgjedhjeve te vitit 2013 te Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat. ⁃ Ajo mori ftesen dhe u antaresua ne NATO. 3-Se fundi mandati i trete i Zografit Bis eshte mandati me i rrezikshem ne historine e kombit shqiptar, ky eshte mandati i zvoglimit te Shqiperise me mijra kilometra ne hapsiren e saj detare dhe ajrore -Ne dy mandatet e meparshme njelloj si Jorgo Kristaqis Zografi qe dekaden e dyte te shekullit te kaluar shiti jugun e vendit tek padronet e tij, Edvin Kristaqis Rama apo Zografi Bis i shiti Greqise mbi 1200 km katror hapsire detare dhe dhe triliona euro depozita gazi dhe nafte ne ujrat tona territoriale si dhe qindra km hapesire ajrore. Kete mandat ai do sanksionoje ne ligje shitjen e territoreve ujore dhe pasurive nenujore perrallore te Shqiperise dhe hapsires se saj ajore.

Mandati i trete i Argatit te Vuçiçit eshte mandati me i rrezikshem ne historine e kombit shqiptar mandati i vasalitetit te plote te Shqiperise ndaj Beogradit, te rrethimit te Kosoves nga klikat antishqiptare te Tiranes dhe Shkupit. Ne dy mandatet e para Trojka famezeze shqipfolese por albanofobe Rama-Thaçi-Baton Stanishiqi bene gjithçka te coptonin dhe ndanin Kosoven po deshtuan. Ne mandatin e dyte Edvin Kristaq Rama firmosi traktatin antishqiptar te serbomadhise te Novisadit ne harten e te cilit padroni Vuçiç dhe lakejt e tij Rama Zaev fshine Kosoven nga harta e Ballkanit dhe krijuan Minijugosllavine me emrin kallp Minishengen duke shnderruar keshtu Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut ne shtete vasale te Beogradit. Pas ketij akti te tradhetise se larte kombetare argati i Beogradit do shpallte me porosi te padronit Vuçiç lufte te ftohte Prishtines. Per mbrojtjen nga perdhosja e gangestereve te Ballkanit te emrit Shengen, BE urdheroj ndalimin e perdorimit te ketij emri si maske e Minijugosllavise. Kjo detyroi serbomadhin Vuçiç ti ndryshoje emrin Minijugosllavise nga Minishengen ne Ballkan i Hapur dhe te firmose me argatet e tij ne Shkup traktatin e Ballkanit te Hapur perseri per nje Minijugosllavi dhe per te nderuar keshtu multimiliardierin George Soros qe ka propozuar i pari kete krijese. Mandati i trete do jete pra mandati i vasalizimit te plote te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut ndaj Beogradit, i rrethimit te Kosoves pothuaj nga te gjitha anet nga klika antishqiptare serbe, maqedonase dhe shqiptare albanofobe. Te gjitha keto te dashur miq, jane nje thirrje nje kushtrim per çdo qytetar shqiptar te ngrihet kunder kesaj klike antikombetare te ngritur mbi krimin, drogen, korrupsioni dhe tradhetine e larte kombetare. sb