Një nga yjet e Brighton, Yves Bissouma u shpresh së është mesfushori më i mirë në Premier Leage. Duke folur me legjendën e Brighton, Glenn Murray në “Football Focus”, Bissouma dha këtë përgjigje kur u pyet se kush e konsideron mesfushorin më të mirë në Premier League në atë moment:

“Unë nuk dua të jem arrogant, por jam unë sepse në kokën time jam duke punuar te jem më i miri.

“Kështu që nuk mund të them një emër tjetër, e di që në Premierliga ka shumë mesfushorë të mirë, por për mua, jam unë sepse kjo më jep besimin dhe energjinë për të punuar shumë për t’i treguar njerëzve që jam këtu dhe jam Bissouma.

“Unë thjesht dua të përqendrohem në futboll, të luaj në çdo ndeshje, çdo javë të jem mirë, të ndihmoj ekipin tim të fitojë dhe pjesën tjetër do ta shohim” ka përfunduar mesfushori defanziv i Brighton.