Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën e tij humanitare për Afganistanin edhe me 100 milionë euro të tjera (120 milionë dollarë), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. ”Kjo do të jetë pjesë e një pakete të re, më të gjerë dhe më mbështetëse për afganët”, theksoi ajo.

Blloku e kishte rritur premtimin e tij për ndihmë këtë vit në 200 milionë euro, menjëherë pas marrjes nën kontroll të talebanëve, por ngriu pagesat nga buxheti i tij shumë më i madh për zhvillim.

Shtetet anëtare individuale gjithashtu bëjnë donacione për Afganistanin. ”Trazirat në kombin e Azisë Qendrore nxjerrin në pah nevojën për një bashkëpunim më të mirë evropian”, shtoi Von der Leyen. ”Krijimi i një qendre të përbashkët ndërgjegjësimi për situatën dhe heqja dorë nga taksa e vlerës së shtuar mbi shitjet e pajisjeve të mbrojtjes brenda bllokut mund të ndihmojë”, sugjeroi ajo.