Sërish debate në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike mes Flamur Nokës dhe kreut Lulzim Basha.

Mësohet se Noka i ka thënë liderit të demokratëve që në mbledhje po diskutohet si të jetë situata normale, por sipas tij, demokratët janë të paqartë.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: “Ne po diskutojmë dhe po sillemi sikur jemi në një situatë normale, flasim për strategji, flasim për aksione ndërkohë që vetë demokratët janë të paqartë.

Ti nuk del të flasësh me demokratët, t’u flasësh për masakrën zgjedhore.”

Lulzim Basha: “Unë kam dalë dhe do të dal të flas me demokratët, por nuk dal për t’i hedhur benzinë zjarrit.”

Ndërkohë, mbledhja e grupit ka përfunduar prej disa minutash tashmë.