“Ndiej dyfish dhimbje nga deklaratat e zotit Berisha”. Kështu u shpreh kryedemokrati Basha ditën e djeshme, pasi më herët ish-kryeministri Berisha hodhi akuza të forta ndaj tij, duke thënë se Basha dhe Rama kanë një marrëveshje me njëri tjetrin. Por në takimin e sotëm me kryetarët e degëve të PD-së, Basha u shpreh se është i gatsghëm ta takojë Berishën dhe t’ia sqarojë vendimin që mori për përjashtimin nga Grupi Parlamentar.

Vendimi për përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar është më i vështiri për mua. Fakti që ai vendim u mor në momentin e fundit tregon se kam bërë dhe kemi bërë gjithçka që të gjendej një rrugë për ta shmangur këtë situatë. Por vendimi është do të jetë në fuqi për aq kohë sa z. Berisha të sqarojë pozitat e tij, për një çështje që edhe ai vetë është shprehur se është një betejë personale dhe ligjore. Unë nuk kam mohuar Sali Berishën dhe historinë e tij në këtë parti.

Ai është anëtarë i Përhershëm i Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar. Dera e PD është e hapur për të. Në çdo kohë që ai do të takohet, unë do ta takoj dhe jam i gatshëm ta sqaroj për vendimin që kam marrë” u tha Basha, kryetarëve të degëve të PD-së.