Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Greqisë, Kostas Skrekas. Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën energjetike, mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministrja Balluku e ka ftuar ministrin grek, Kostas Skrekas të vizitojë Shqipërinë për të identifikuar mundësi të mëtejshme bashkëpunimi. “Gjatë takimit me kolegun Kostas Skrekas, ministrin e Mjedisit dhe Energjisë diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën energjetike, mes Shqipërisë dhe Greqisë, shkëmbimin e energjisë elektrike dhe sigurinë e linjës së interkonjeksionit mes dy vendeve tona. E ftova kolegun – Kostas Skrekas të vizitojë vendin tonë, për të identifikuar mundësi të mëtejshme bashkëpunimi”, shprehet Balluku.