Australia i afrohet rihapjes së kufijve ndërkombëtarë, përmes një aplikacioni të ri të iPhone që ju lejon të lexoni kodin QR të certifikatave të vaksinimit.

Aplikacioni i quajtur ”VDS-NC Checker”, i zhvilluar nga Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, do të skanojë certifikatat ndërkombëtare të vaksinimit.

Siç raporton sot ”Sydney Morning Herald”, ai përdor një teknologji të promovuar nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil i quajtur ”Visable Digital Seal”, dhe mund të skanojë si certifikatat e vaksinimit ashtu edhe ato të testimit.

Nëse Kodi QR është autentik, aplikacioni tregon më shumë informacion mbi certifikatën, përfshirë bio-të dhënat e mbajtësit dhe imunizimet ndaj Covid-19.

Prezantimi fillestar i aplikacionit mund të vërtetojë certifikatat e lëshuara nga Australia, por përditësimet e ardhshme gjithashtu do të jenë në gjendje të vërtetojnë certifikatat lëshuar nga vende të tjera.