Antari i kryesisë Shkodër Ervin Gjini ka dalë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar.

Me tone të forta, duke e quajtur ‘tërmet’ atë që ndodhi në PD, ai akuzon Bashën se ka shkelur statutin disa herë.

“Tërmeti i fundit që ndodhi në PD ishte i pavend. Si vendim është nul. Statuti i miratuar jo më larg se dy muaj më parë parashikon që çdo vendim, edhe në raste të shpejta, raste të nevojshme i kryetarit të partisë Demokratike duhet të miratohet më parë në Kryesi.

Zoti Berisha nuk është vetëm një individ i PD, është historia. Tashmë nuk kemi më histori. Gjithë figurat historike u zhdukën nga Partia Demokratike.

Është bërë e disata herë që shkelet statuti. Kush mban përgjegjësi për shkeljen e herë pas hershme të statutit nga kryetarit!

Heshtja shurdhuese që ka Partia Demokratike, sidomos e degës Shkodër është e pavend dhe pakohë. Njerëzit tani duhet ti thonë stop çdo vendimi arbitrarë që merret nga kushdoqoftë.

Nuk pytemi për mendimin tonë, vendoset në emrin tonë dhe flitet për demokraci’, ka shtuar ai.