Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë, të cilët kanë takime të planifikuara nga data 20 shtator, deri në 24 shtator,

Në një njoftim në faqen zyrtare, ambasada bën të ditur se në këto data sektori konsullor do jetë i mbyllur dhe takimet do të anullohen.

Gjithashtu në njoftim thotë se personat që iu anullohet takimi, do tiu lihet një datë tjetër.

“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane në Tiranë do të jetë i mbyllur nga data 20 deri me date 24.09.2021; Të gjitha takimet anullohen dhe do të pajisen me takim të ri. Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara.

Nuk mund të merren vërtetime të njësive me origjinalin.

Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë cështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi.”-thuhet në njoftimin e ambasadës.