Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka dalë me një mesazh të rëndësishëm në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Blinken thekson se SHBA është e vendosur të mbrojë demokracinë dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të garantoja stabilitet në gjithë botën.

Postimi i plotë:

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”. Lexoni deklaratën e plotë të Sekretarit Anthony Blinken: https://www.state.gov/commemorating-the-international…/