Altin Goxhaj, avokati “anti-Soros”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka zbuluar se ka marrë edhe ai para nga Fondacioni Soros dikur, jo pak por plot 38 mijë euro.

Arjan Curri pyeti avokatin Goxhaj nëse kritikat e tij ndaj Soros, kanë nisur pasi fondacioni nuk i dha më para. Altin Goxhaj: Jam autori i shkrimit të parë për Soros. Ky njeri nuk është as Nënë Tereza, as biznesmen, as filozof, por duke financuar elitat e botës, ka fuqinë të rilindë ose të shkatërrojë një komb. Arjan Curri: Ju s’keni marrë fonde nga Soros? Altin Goxhaj: Kam aplikuar për projekte. Arjan Curri: Si mund të kërkoni para nga ky njeri ju? Altin Goxhaj: Kur konstatova në zyrat e Soros, planin për të shkatërruar shoqërinë civile si hapin e parë drejt politikës… Arjan Curri: Nuk keni hatërmbetje që nuk keni marrë më para?

Altin Goxhaj: Unë kam marrë, po. Pse duhet të bëhem mercenar, që kush më paguan të bëhem unë kundër vendit? Arjan Curri: Si mund të shash një person që të jep para? Altin Goxhaj: Nuk duhet ta akuzosh një njeri, pse ke marrë paratë? Kam marrë paratë në fillim, kur kam konstatuar informacionet, jam larguar. Drejtori më ka thënë do të gjëjë e keqja. Unë kam shumë padi nga ky network sot. Arjan Curri: Thonë që është hatërmbetje, se nuk i dhanë më lekë. Ylli Rakipi: Deri kur ke marrë lekë? Altin Goxhaj: Deri në vitin 2001. Kisha 38 mijë euro nga Soros. Ylli Rakipi: Ua, ne s’kemi marrë kurrë kaq. Unë kam qenë botues, mund të kem marrë ndonjë biletë avioni, por kurrë këto shifra.

Altin Goxhaj: Nga 94 deri në 2001 organizatat që kam drejtuar unë kanë marrë 38 mijë euro, unë si Altin, nuk kam marrë rrogë, vetëm ndonjë biletë avioni.