Teksa duhen edhe 2 ditë nga nisja së legjislacionit të ri të Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike po diskutojnë krijimin e një grupi parlamentar të ndarë nga ai i selisë blu.

Pasditen e sotme pritet që kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule të takohen për të vendosur mbi planin e tyre. Mbledhja do të jetë informale.

Parimisht dakord janë pjesa me e madhe e aleateve, përveç kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, që nuk ia ka konfirmuar ende nëse do bashkohet me aleatët e tjerë për një grup parlamentar./Shqiptarja.com