Gazetari Mero Baze ka ironizuar aksionin e ri të Sali Berishës pas dëbimit nga Partia Demokratike.

Teksa vendi i rakorduar është hotel “Rogner”, botuesi i gazetës “TemA” fton kritikët që të mos ngrenë si problem varfërinë e demokratëve të “bazës”.

“Këta që u qajnë hallin demokratëve të bazës se janë të papunë duhet ti mbajnë lotët. Demokratët e “bazës” janë aq të pasur sa “bazë” kanë Rognerin një nga hotelet më të shtrenjtë në Tiranë”, shkruan Baze./Tema