UEFA ka ndaluar Ajax që të përdorë fanellën e tretë në kompeticionet europiane. Fanella ka tre kryqet e Shën Adreas, simbol i Amsterdam, ku qëndrojnë tre zogj, një homazh për Bob Marley dhe këngës ‘Three Little Birds’.

Ka qenë vetë klubi që e ka konfirmuar këtë lajm për Der Spiegel. UEFA, sipas së përditshmes gjermane, shikon tek ato qepje më ngjyrë të kuqe, të verdha dhe jeshile “një imazh që nuk respekton logon e klubit dhe sponsorit. UEFA nuk lejon modifikime të tjera”. Për momentin, fanella vazhdon të jetë në dyqanet e klubit të Ajax. Pasioni i tifozëve të klubit holandez për Bob Marley e ka origjinën në një transfertë të 2008-ës në Cardiff për një miqësore.

Për t’i argëtuar gjatë kohës që prisnin të dilnin nga stadiumi në përfundim të ndeshjes, është vënë pikërisht kënga ‘Three Little Birds’. Kënga është pëlqyer aq shumë sa në Amsterdam e vendosin gjithmonë në pushim të ndeshjeve dhe këndohet nga të gjithë tifozët. Ndër të tjera, një nga fëmijët e legjendës së muzikës e ka kënduar live në 2018-ën në stadium.