Punonjësit e administratës publike italiane do të duhet t’i kthehen punës në prani nga 15 tetori, njoftoi sot ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta, duke komentuar një dekret zyrtar të botuar një ditë më parë. “Punonjësit e administratës publike, duke filluar me punonjësit e sporteleve dhe zyrave, do të duhet të heqin dorë nga puna në distancë, që do të jetë një opsion vetëm në raste shumë specifike, që negociohen me sindikatat”, tha Brunetta gjatë një interviste me të përditshmen “Il Messagero”. “Bashkëpunimi mund të bëhet vetëm nëse përmirësohen shërbimet dhe efikasiteti i administratës”, saktësoi ministri.

Ky detyrim, që ka të bëjë vetëm me 5,4 për qind të popullsisë italiane, mund të përfshijë orë më fleksibël për hyrjen dhe daljen nga zyrat. Kohët e fundit, qeveria italiane vendosi që të përgjithësojë detyrimin e paraqitjes në vendin e punës të certifikatës shëndetësore, duke nga 15 tetori, që do të kërkohet si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Mungesa e saj do të sanksionohet ashpër, por pa shkuar deri në largimin nga puna.