Nga Kreshnik Spahiu/ Ambasada amerikane heshti dhe ende nuk ka thënë asgjë pasi Lulzim Basha “bëri” sikur e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. Poezia e Berishës: “që edhe një po ngeli në PD, ai do jem unë” ishte thjesht një presion për konçesion. Në fund Berisha bëri atë që ka bërë gjithē jetën: “bëri sikur nuk është aty”. Këtë rradhë i duhet të nxirrte dhe Lulzimin si të pavarur. Lulzimi i lodhur, i dërmuar dhe konsumuar, në ditët më të këqija doli në meria dhe bëri sikur përjashtoi Berishën.

Çuditrisht e mori vendimin pa mbledhur kryesinë apo grupin parlamentar. – Pyetja shtrohet: Ku e gjen fuqinë Lulzim Basha? – Përgjigjja është: Fuqinë e ka tek Berisha. Basha doli dje dhe lexoi atë çfarë i shkroi Berisha. Amerika e kishte rritur presionin në maksimum: – Departamenti thesarit kishre përgatitur sekuestrimin e pasurive të familjes Berisha – Departamenti I Drejtësisë pergatiti nisjen e hetimeve për Lulzim Bashën – BE dhe partitë europiane përgatitën pezullimi e PD nga antarësimi europian në partitë popullore. Shah-Mat: Berisha s’kish akternativ tjetër.

Loja dhe pazari i tyre tashmë është: “Të hyjm ne parlament dhe bëjmë sikur jemi të ndarë. Në fund bashkohemi po erdhem ne pushtet” Populli dhe analistët e hëngrën lojën dhe as nuk e kanë kuptuar. Problemi është: A do e pranojnë amerikanët, ofertën e re të Berishës?

Berisha sot do hyj në parlament. Ambasadorja Yuri Kim, ka kërkuar të kundërtën që Berisha të mos jetë me mandat deputeti. Basha bëri sikur e përjashtoi nga grupi por jo nga parlamenti, që të shmang sanksionet dhe penalitetet e tjera ndaj Berishës dhe ndaj PD. Të shohim sot nëse Amerika do ruaj parimet e demokracisë dhe do e çoj l u f t ën deri në fund, apo do bëhet pjesë e aktrimit Basha-Berisha. Basha dhe Berisha zgjodhëm të keqen më të vogël. Vendimi djeshëm, është pazari i tyre që të fitojnë amnisti.

Zonja Yuri Kim, Teatri u prish natën, por artistët vazhdojnë aktrojnë ditën. Ju lutem mos u bëni pjesë e kësaj komedie të parë që titullohet: “Ata bëjnë sikur” Kështu bënë “8 vjet sikur”, dhe ju e kuptuat lojën me vonesë. Mos toleroni edhe 8 vjet të tjera sepse ata janë mjeshtra të aktrimit dhe mashtrimit. Ata po tentojnë të tallen me ju dhe t’ju ofrojnë pazarin për AMNISTI PENALE.