Një 6-vjeçar nga Las Vegasi është bërë sensacioni më i madh në internet pasi refuzoi të hiqte maskën për të bërë fotografi në shkollë. Djali ia bëri të qartë të gjithëve se nëna i kishte thënë të mos hiqte maskën nga fytyra, përveç momentit që do të konsumonte ushqim dhe në këtë rast Mason merr një A+ për mënyrën sesi e dëgjon gjothmonë nënën e tij.

Nicole People i tha djalit të saj I cili shkonte në klasë të parë të mbante maskën e tij pa marrë parasysh çfarë. Kur duhet të bëhej fotografia për albumin e shkollës, fotografi u habit pasi djali me mirësjellje refuzoi që të largonte maskën nga fytyra.

Këmbëngulja e Mason për të dëgjuar fjalën e nënës së tij po përgëzohet në rrjete sociale, ku janë dhuruar më shumë se 18 mijë dollar për kolegjin e tij. Nëna e Mason tregoi historinë me anë të një postimi në Facebook duke thënë se ndihet krenare që djali i saj ka zbatuar me përpikëri këshillat.