35 është numri i v i k t imave në 24 orët e fundit në Greqi nga COVID-19. Rastet arritën në 2729. Në të njëjtën kohë 364 pacientë janë të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv duke u trajtuar pas infektimit dhe gjendjes së rënduar nga sëmundja.

Krahasuar me ditën e djeshme, sot në vendin fqinj janë shënuar dy v i k ti ma më shumë dhe më pak raste infektimesh, pasi të enjten ishin 2840.Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë shënuar 13813 viktima, 95.3% e personave që ndërruan jetë kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart. Variantet e reja të COVID-19 në Greqi kanë ndikuar në rritjen e rasteve dhe fataliteteve.