4 shtator 2004, plot 17 vite më parë Shqipëria e futbollit fitonte 2-1 me Greqinë e saposhpallur kampione Europë.

Në “Qemal Stafa-n” e mbushur me 15.800 tifozë kuqezinj, djemtë e Hans Peter Brigel ulnin me këmbë në tokë helenët, duke bërë që kryeqyteti shqiptar dhe qytete në mbarë shqiptarinë të skuqeshin nga festa.

Në 20:45 merrte jetë ndeshja e kualifikueseve të Botërorit 2006, me kuqezinjtë që e nisën ndeshjen mbarë me Edvin Muratin qysh në minutën e 2, duke kaluar në avanatzh.

Në të 11 minutë, Adrian Aliaj do realzionte golin nga 35 metra, që çdo tifoz kuqezi e ka në mendje.

E majta e vlonjatit shtangu Nikopolidisin në portë, ndërsa goli i Giannakopoulos në të 38 minutë shërbeu vetëm për statistikë. Qysh në fillim, stadiumi u ndez me shpalosjen e flamurit gjigant kuqezi, që pushtoi “karshinë”.

Festa ishte e madhe në mbarë Shqipërinë, me pankartën “This is not Portugal” që u bë hit.

Formacionet:

Për kuqezinjtë u aktivizuan edhe Ardit Beqiri e Mehmet Dragusha, në vend të Klodian Duros dhe Florjan Myrtaj.