Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 154 raste të tjera të koronavirusit por nga ana tjetër janë shëruar 408 pacientë të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 187.068, prej të cilëve 167.810 tashmë janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar rritje të numrit të viktimave nga COVID-19, përkatësisht numri i tyre ka arritur në 6.472, me 12 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.786. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.254.061 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.967 teste të kryera gjatë ditës së fundit.