Teksa shumë zona bregdetare në rajon dhe në kontinent po luftojnë njëkohësisht zjarret, që nga Italia, Greqia, Turqia, Kroacia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria gjithashtu po përballet me këtë situatë të rrezikshme që vijon prej disa ditësh, së cilës i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme. Zjarret kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit në 13 rrethe nga veriu në jug, nga Shkodra, Lezha, Puka, e Elbasani, në Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë ku 9 vatra zjarri janë aktive, në pyje, kullota dhe prona private.

Në të gjitha zonat me përfshira nga flakët, janë shpërndarë forca ushtarake dhe të emergjencës civile, por së pari për shkak të rrugëve të ngushta dhe pamundësive fizike që zjarrëfikëset të arrijnë në këto zona e nga ana tjetër pikërisht sepse vendet fqinje e partnere po përballen me të njëjtën situatë, l uf ta kundër këtyre zjarreve po zgjatet në kohë. Megjithatë shmangia e përshkallëzimit të situatës është arritur me sukses, me izolimin e vatrave të zjarrit në shumicën e qarqeve, ndërsa strukturat përkatëse vijojnë të bashkërendojnë aktivitetin për të menaxhuar këtë situatë.

Në Gjirokastër pas punës së palodhur të FA, punonjësve të bashkisë, të shërbimit pyjor dhe forcave zjarrfikëse u shuan të gjitha vatrat e zjarrit. Në këtë qark u shënua për fat të keq edhe një v ikt im ë, ndërsa për shkak të flakëve është lënduar dhe dërguar në spital bashkëshortja e tij për të marrë trajtim mjekësor. Bashkia e qytetit mundësoi mbrëmë evakuimin e të gjithë banorëve të rr ezi kuar nga zjarri, në tre fshatra të Gjirokatrës, të cilët u akomoduan në hotele me shpenzimet e bashkisë, e cila bëri thirrje që banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave të shpëtimit.

Forcat operacionale vijojnë të lu ft ojn ë për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, po ashtu edhe në Vaun e Dejës ku vatra e Cukalit është izoluar pothuajse e tëra. Në Fushë-Arrëz, Dibër, Skrapar dhe Elbasan po ashtu janë izoluar vatrat, edhe pse zjarri vijon të jetë aktiv. Nga ana tjetër, qeveria ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian për të përballuar situatën e kjo e fundit tashmë ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të ndihmuar vendet e rajonit të Mesdheut. Sipas deklaratës së lëshuar nga Emergjencat Civile të Bashkimit Europian, në Shqipëri do të mbërrijnë 2 helikopterë, një nga Çekia dhe tjetri nga Holanda për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve nga ajri.

Përveç përpjekjeve heroike të Forcave të Armatosura shqiptare dhe ndihmës që pritet të vijë nga partnerët, ulja e temperaturave apo reshjet pritet të ndihmojnë në zbutjen e të të nxehtit afrikan. Problemi kryesor është se teksa qeveria l uf to n për të mbrojtur jetën e banorëve dhe për të shmangur dë met e mëtejshme materiale, këto nuk janë zjarre të paqëllimshme, të shkaktuara vetëm nga thatësira dhe i nxehti përvëlues, por në shumicën e tyre shkaktohen nga dora e njeriut.

Në Vlorë, policia ka ar re stu ar tre shtetas të dyshuar si autorët e zjarreve që kanë përfshirë jugun e vendi, ndërsa në total janë ndaluar 6 persona për zjarrëvënie të qëllimshme. Qeveria shqiptare vijon përpjekjet për të shuar zjarrin, e nga ana tjetër vijon edhe hetimet për të zbuluar fajtorët, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me strukturat e policisë. Ministri Peleshi tha se ka të dhëna të mjaftueshme për të lidhur zjarret me emra konkretë dhe që do të vijojë të punohet paralelisht si për të shuar zjarret, ashtu edhe për të kapur e dënuar personat përgjegjës.