Si pasojë e rënies së zjarrit në afërsi të NST Kuç, për disa minuta është stakuar linja 35 kV Babicë-Smokthinë, duke lënë pa energji NST Kuç dhe NST Mobile Borsh. Grupet e OSSH janë në terren dhe së bashku me forcat zjarrfikëse po fikin zjarrin duke penguar përhapjen e tij.

Aktualisht po merren masa për vendosjen sa më shpejt në punë të NST Kuç e NST Mobile Borsh për të rikthyer energjinë tek të gjithë zonat që u prekën nga ky stakim: Borsh ,Lukovë, Ftere, Qeparo.