Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Kim bën të ditur se kanë mbërritur ekspertë amerikanë të luftës kundër zjarreve për të mbështetur Forcat e Armatosura shqiptare.

“Ashtu si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Përveç kësaj ndihmë nga Pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj – po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Së bashku më të fortë. Krah për krah”, shkruan ambasadorja e SHBA.