Në muajin korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrikun 2020 janë: Italia 15,1%, Kosova 17,9 % dhe Spanjë 44,1 %, ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe është: Kina me 15,7 %.

INSTAT bën të ditur se, gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia 29,0%, Kosova 56,8% dhe Spanja 40,3 %.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Mbretëria e Bashkuar 7,8 % dhe Ukraina 30,5 %.

Sipas INSTAT, në muajin korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2020 janë: Italia 16,5 %, Turqia 14,2 % dhe Kina 16,8 %. Vendet me të cilët importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kroacia 11,8 %, Zvicra 27,4 dhe Austria 12,2 %.

Ndërkohë që si shtatëmujor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia 34,4%, Turqia 48,3 % dhe Kina 31,0 %. Ndërsa vendet me të cilët importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Rusia 8,6%, Zvicra 25,5% dhe Ukraina 16,8 %.