Kthesë e papritur te Barcelona. U përfol se do të largohej, por brazilianit Filip Kutinjo, nga raportimet e fundit nga Spanja, mësohet se i është ofruar fanella me numrin 10, pas largimit të bujshëm të Leo Mesit këtë verë.

Pavarësisht se karriera e Kutinjos në “Kamp Nou” ka qenë zhgënjyese pas kalimit të tij prej 142 milionë euro në janar të 2018-ës, “Mundo Deportivo”, raporton se trajneri Kuman, ka besim dhe po mendon t’i japë edhe një shans. 29-vjeçari pritet të trashëgojë numrin 10 të Leo Mesit, i cili e mori atë nga Ronaldinjo 13 vjet më parë.

Kutinjo më herë ka pasur numrin 14 kurse tani është pa numër për shkak se tashmë numri i është dhuruar Rei Manajt. Momentalisht janë vetëm dy numra të lira te skuadra e Barcelonës dhe ato janë numrat 10 dhe 25.