Ka rrjedhur një version i fanellës së tretë të Interit për sezonin e 2021/22 e cila ka disa shirita disa ngjyrës, përfshirë edhe logon e klubit në të kaltër dhe të gjelbër. Sipas FootyHeadlines.com, dizajni i Nike është kryesisht i zi, por i përzier me neon dhe me disa ngjyra në gjoks.

Ato janë me ngjyrë të verdhë, të kaltër të lehtë, portokall dhe të gjelbër. Vendosja e shiritave të parregullt basohet në fanellën si mysafirë 1989/91, edhe pse në këtë kohë fanella ishte e bardh me shirita të kaltër dhe të zi.

Këto janë ngjyrat e klubit, por kësaj radhe ata kanë vendosur ngjyrat portokalli, të kaltra, verdhë dhe të gjelbër. Qorapet janë po ashtu të zeza me të verdha dhe të gjelbër. Logo e klubit të Interit po ashtu ndryshon, është më e kaltër nga jashtë, e gjelbër në qendra dhe me dizajnin IM të Inter Milan.