Deputeti i zgjedhur i PS-së Etjen Xhafaj ka apeluar që të gjithë qytetarët duhet të bëjnë vaksinën antiCOVID për të mundësuar mbylljen e një kapitulli të vështirë për vendin tonë dhe gjithë botën. Xhafaj ka zgjedhur të bëjë vaksinën antiCOVID në kuadër të muajit të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç. Deputeti i zgjedhur i PS-së nënvizon se sot kemi mundësinë të mbrojmë shëndetit tonë dhe të dashurve tanë duke u vaksinuar.

“Është me rëndësi vaksinimi masiv për të mbyllur përfundimisht një kapitull të vështirë për vendin tonë dhe të gjithë botën. Sot kemi mundësinë të mbrojmë shëndetit tonë dhe të dashurve tanë, mjafton karta juaj e identitetit dhe të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore apo qendrën më të afërt të vaksinimit”, shprehet Xhafaj.