Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por priten edhe reshje shiu herë pas here.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 30°C. Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.