Ritmet e muzikës popullore, këngët polifonike, vallet e gatimet tradicionale bënë bashkë banorë të fshatit, vizitorë e dashamirës të artit në një mbrëmje festive në Kalanë e Kaninës, në Vlorë.

E njohur për bukurinë e saj Kanina, fshati që qëndron si ballkon me një pamje të mrekullueshme mbi Vlorë solli në vitin e shtatë të saj festën tradicionale “Takim Brezash” për vitin 2021.

Jam nga Vlora, kam ardhur se kam gjyshen nga Kanina. Skam ardhur cdo vit por është vërtet shumë bukur”- tha një qytetar.

“Jam nga Prishtina, është hera e tretë që vij në këtë fest, është kënaëësi e vecantë që vij këtu mes banorëve të Kaninës dhe Vlorës. Është kënaqësi e vecantë të jesh në këtë manifestim . Do të jem edhe vitet e zjera shpresoj së bashku me familjen.”- u shpreh një qytetar.

Iniciuar nga shoqata Kanina, për kryeplakun e fshatit Astrit Alilaj ky koncert tradicional është një mundësi që të rinjtë të mos harrojnë historinë qindravjeçare të një prej zonave më të lavdishme të Vlorës,

“Tashmë kjo festë është një traditë, e nisur 6 vite më parë nga Shoqata Kanina dhe nga djemtë e biznesmenë të kaninës , që kjo festë të vijojë edhe te të rinjtë për të mos harruar historinë. Këtu vijnë nga të gjithë bota, sepse është një festë jo vetëm e bukur dhe tradicionale tashmë, një takim brezash që të mos humbim njëri-tjetrin të rinjtë tanë .- tha Astrit Alilaj kryeplaku i fshatit.

Një përpjekje positive që u jep mundësi brezave të takohen me historinë e traditës dhe origjinën e tyre e ka quajtur këtë festë djali i Kaninës, doktor Skënder Brataj.

‘Është kënaqësi të ndjekësh traditën dhe origjinën e brezave , traditë dhe historinë e kësaj kështjelle , të trevave shqptare që të gjitha kanë historinë e tyre, lum kush i ruan dhe i “zgjon nga gjumi”, që këto mure të mos heshtin.’- tha Skënder Brataj.

Vetëm tre kilometra larg qytetit bregedetar të Vlorës, fshati i Kaninës organizon çdo verë festën tradicionale të muzikës dhe zërave të polifonisë ndërsa prej vitesh është një resurs që tërheq vizitorë vendas e të huaj.