Procesi i vaksinimit masiv po vijon me ritme të larta edhe në qytetin e Beratit. Koordinatorja e procesit të vaksinimit në Berat, Artiona Dokaj bën me dije për Report Tv se në të gjitha qendrat e vaksinimit ka vaksina të disponueshme, ndërsa thekson se po aplikohen vaksinat Pfizer, Coronavac dhe Astrazeneca.

“Prej ditës së djeshme ka filluar muaji i hapur i vaksinimit. Për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Ky proces do të vazhdojë deri me datë 31 gusht. Të gjitha qendrat shëndetësore do të jenë të hapura nga ora 80:00 deri në 20:00. Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç janë të lutur të paraqiten në qendrat e vaksinimit për të kryer një nga vaksinat që janë të disponueshme në të gjitha qendrat, për të mbrojtur veten dhe të afërme. Në këtë pikë po aplikohet vaksina Pfizer, ndërsa në të gjitha qendrat shëndetësore kemi alternativë vaksinën Coranvac dhe Astrazeneca”, tha Dokaj.