Vatra në malin e Tërbunit në Pukë vijon të jetë aktive ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pisha dhe ahe. Dy helikopterët hollandezë po vijojnë edhe sot operacionin për shuarjen dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Ndërkohë më shumë se 100 forca të Ushtrisë, Shërbimit Pyjor, Shërbimit Zjarrfikës dhe Shërbimeve Komunitare janë angazhuar për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se pavarësisht punës së bërë gjatë ditës së djeshme për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimi i zjarrit në kurorën e qytetit Pukë. Në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë, zjarri është drejt izolimit ndërsa po punohet në pjesën tjetër të vatrës për të vënë situatën nën kontroll.