Pas 20 vitesh, qytetarët afganë janë zgjuar sot pa praninë e trupave ndërkombëtare në vendin e tyre. Secunder Kermani i BBC -së në Kabul thotë se sot më shumë së kurrë shihet dëshpërimi dhe shqetësimi për të ardhmen. “Talebanët ende nuk kanë shpallur një qeveri të re, ende nuk kanë shpallur një sistem të ri qeverisjeje. Burimet e mia po më thonë se është mjaft e mundshme që ata të shpallin krijimin e një Emirati Islamik siç kishin pasur në vitet 1990,” tha ai për BBC Ëorld Neës.

Paraja është gjithashtu në mungesë, turma të mëdha njerëzish shihen që mblidhen në ATM. Tërheqjet janë kufizuar për shkak të kërkesës në rritje. Njerëzit presin me orë të tëra në mëngjes për të tërhequr një sasi të vogël të kursimeve të tyre. “Njerëzit po bëhen vërtet të dëshpëruar. Një burrë më tha se ishte i shqetësuar nëse do të arrinte të vinte ushqim në tryezë për fëmijët e tij. Një grua tjetër shpërtheu në lot. Një numër i konsiderueshëm afganësh edhe pse fluturimet e evakuimit kanë përfunduar, ende po përpiqen të largohen nga vendi. Shumë nga njerëzit që po largoheshin më thanë se arsyeja e tyre kryesore për t’u larguar ishte në fakt gjendja e keqe e ekonomisë, “shtoi ai. “Shumë njerëz më thonë se ata mendojnë se talebanët kanë miratuar një qëndrim më pajtues në publik sesa ata që kishin parashikuar, sesa ata që kishin frikë, por nuk janë të sigurt se si do të sillen talebanët në të ardhmen, tani që trupat ndërkombëtare po largohen, tani se potencialisht një pjesë e fokusit ndërkombëtar në Afganistan do të ndryshojë “.