Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kreun e Partisë Demokratike ka reaguar pasi u la jashtë Kryesisë, në mbledhjen e ditës së djeshme. Përmes një shënimi në facebook, Kadilli shkruan “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”. Ditën e djeshme PD mbajti mbledhjen e Kryesisë ku u zgjodhën sekretarët dhe krerët e komisioneve parlamentare. Drejtuesit e Komisioneve Parlamentare u zgjodhën:

Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Sorina Koti, Komisioni për Ekonominë dhe Financat Helidon Bushati, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Flamur Noka, Komisioni për Sigurinë Kombëtare Tomorr Alizoti, Komisioni për Politikën e Jashtme

Sekretarët e zgjedhur janë: Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ Arta Sakaj, Sekretar i Burimeve Njerëzore Belind Këlliçi, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën Lediana Mandia, Sekretar për Pronarët dhe Çështjen e Pronave Flamur Hoxha, Sekretar për Klimën e Biznesit Jonila Godole, Sekretar për të Përndjekurit Politik Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Greta Bardeli, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun Taulant Zeneli, Sekretar i Koordinimit Elektoral Oriela Nebiaj, Sekretare për Organizatat Partnere Endri Hasa, Sekretar për Organizmin Dixhital