Greqia po përjeton një krizë zjarresh në gjithë territorin teksa situata më kritike është në Evia dhe Olimp.Shkencëtarët kanë rekomanduar gjithë qytetarët që jetojnë në zoant e prekura apo që kalojnë në to të përdorin maskën si mjet mbrojtës. Në dy vitet e fundit Greqia e ka përdorur maskën si mjet kundër COVID-19, por tashmë kërkon ta përdorë edhe kundër tymrave që lëshojnë zjarret agresive.

Vëmendje të veçantë u kushtohet grave shtatzëna, të moshuarve, fëmijëve të vegjël dhe atyre me probleme të frymëmarrjes. Athina gjithashtu është e rrezikuar nga ky fenomen pasi ditën e djeshme kryeqyteti grek ishte i mbuluar nga tymi teksa rrezikohet dhe nga depërtimi i zjarreve në të.