Prej tre muajsh tashmë Spitali Memorial i Fierit ka nisur nga puna. Deri më tani, mbi 9 mijë pacientë janë trajtuar atje si dhe janë kryer me sukses 100 operacione. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një video të publikuar në rrjete sociale, ku dhe sjell, përjetimet e vetë pacientëve.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:Mbi 9 mijë pacientë të trajtuar në 3 muaj dhe operacione të kryera me sukses, falë bashkëpunimit të stafit të  përbashkët shqiptaro-turk në Spitalin Rajonal Memorial Fier.