Mbi 4 mijë procedura dhe ndërhyrje në zemër janë kryer nga ekipi i Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës në gjysmën e parë të vitit.

Shifrën e publikoi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vlerësoi punën që bëhet nga ekipi i Hemodinamikës.

“Punë e palodhur e stafit mjekësor dhe infermieror, në shërbim 24/7 për urgjencat kardiake me metoda të avancuara”, tha ministrja, ndërsa ndau foto nga ambientet e shërbimit të Hemodinamikës.