Sondazhi në Twitter i Calciomercato.it, njeriu i duhur për të zëvendësuar Lukaku-n tek Inter? është fituar nga një sulmues i Serisë A. Më saktësisht nga Dusan Vlahovic, qendërsulmuesi i Fiorentina-s që ndiqet nga Juventus dhe Milan në Itali, nga Tottenham dhe Dortmund jashtë saj.

21-vjeçari ka marrë 46.5% të votave, duke mundur Ciro Immobile, Antoine Griezmann dhe Gabriel Jesus.