Haiti duket si vend pas lufte dhe banorët janë të tmerruar. Tërmeti me magnitudë 7.2 goditi pesë milje nga qyteti Petit Trou de Nippes, rreth 7.5 milje në perëndim të kryeqytetit të Haitit Port-au-Prince.

Pas tërmetit të mëngjesit, 7.2 ballë Rihter, pati disa tërmete të tjera deri në 5 ballë.

Tërmeti shkaktoi panik në kryeqytetin Port-au-Prince, shumica e të cilit u rrëzua nga katastrofa e vitit 2010. Një vendase, Carmelle Charles, shpërtheu në lot ndërsa kujtonte ikjen jashtë pasi tërmeti i fundit i tronditi shtëpinë në lagjen Delmas.

“Unë vrapova jashtë me lot në sy… sepse kaq shumë imazhe të 12 janarit 2010 po më vinin në mendje. Shpresoj që kjo të mos jetë e njëjtë” – tha biznesmenia 37-vjeçare.

Të vdekurit përfshijnë ish-senatorin Gabriel Fortune, trupi i të cilit u nxor nga një hotel i shembur në qytetin bregdetar të Les Cayes.

Sakaq, spitalet janë mbushur plot me njerëz të plagosur.

PAMJET ME DRON:

“Haiti është pa fat, gjithmonë ka diçka që nuk shkon,” tha Dorméus, një rrobaqepës 41-vjeçar nga Port-au-Prince që citon The Guardian. “Askush në familje nuk e priste diçka të tillë.”

Tërmeti i vitit 2011 ishte dhe ai 7.2 ballë dhe la të vdekur 250 mijë njerëz. Tmerri i atij tërmeti ishte ende i freskët për 11 milionë banorët e Haitit.

Haiti, i cili ndan ishullin Hispaniola me Republikën Domenikane, ishte ende duke u shëruar nga ajo katastrofë më 7 korrik të këtij viti kur sulmuesit e armatosur sulmuan rezidencën e Presidentit Jovenel Moïse dhe e vranë atë për arsye që mbeten të panjohura.