Sinoptikanet e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak thone se diten e premte moti parashikohet te kete alternime kthjellimesh dhe vranësira, te cilat do t jene më të përqendruara përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era me drejtim veriperendim me shpejtësi 1-8m/sek. Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale. Më konkretisht: vendet malore 16°C deri në 27°C vendet e ulëta 20°C deri në 34°C vendet bregdetare 18°C deri në 32°C