Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komenteve se Shqipëria është duke strehuar qytetarë afganë vetëm se është duke ia kërkuar SHBA.

Përmes një shënimi në facebook, Rama thotë se Shqipëria po e bën këtë gjest jo se është aleate e SHBA apo anëtare e NATO-s, por për shkak të asaj që në jemi, ndërsa nuk ka nguruar të rikujtojë faktin se në një të shkuar të afërt edhe populli shqiptar ka qenë në të njëjtën pozitë.

“Është me të vërtet shqetësuese teksa lexojmë se Shqipëria po strehon afganët vetëm se një gjë e tillë është kërkuar nga SHBA. Njëjtë siç është qesharake tu kthesh atyre kurrizin dhe të fajësosh vetëm SHBA-në. Ne ishin të gjithë si pjesë e NATO-S dhe ata njerëz ishin në krahun tonë, sepse ata besonin në idealet mbi të cilat bazohet SHBA dhe BE”, shkruan Rama

Shqipëria po Përmbush përgjegjësinë e saj si anëtare e NATO-s dhe për shkak të asaj që ne përfaqësojmë si komb. Ne mund të mos jemi shumë të pasur po ne u detyrohemi miqve tanë afganë të cilët kanë sot nevojë, ne i detyrohemi kulturës dhe të kaluarës sonë të afërt si refugjatë dhe kujtimeve që do të trashëgojnë fëmijët tanë në të ardhmen .

Të largohesh nga këto vlera , është njësoj si të largohesh nga më e mira jonë, nga historia dhe nga idealet demokratike bqë bota duhet të promovojë jo thjesht me fjalë dhe me vepra”, shkruan Rama.