Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë detaje për situatën e zjarrit në Majën e Rrunës. Bëhet me dije se si rezultat i ndërhyrjes me helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ulur intensitetin zjarrit. Sipas Mbrojtjes Civile terreni është shumë i vështirë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen tokësore. Për këtë arsye Prefektura Kukës ka bërë kërkesë për ndërhyrje të tjera nga ajri nesër.

Njoftimi i plotë:

Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës ( Laku i mollave dhe Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është : Megjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës për mbajtjen nën kontroll të saj. Si rezultat i ndërhyrjes me Helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ullur intensitetin zjarrit.

Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë me forca tokësore, prandaj është e domosdoshme dhe një ndërhyrjes tjetër nga ajri. Helikopteri sot bëri 6 hedhje me ujë.Nga Prefektura Kukes eshte bere kerkese per nderhyrje perseri nga ajri per neser.