Afganistani nuk duhet të bëhet “një parajsë për ter roris tët përsëri” tha presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim televiziv kombëtar të hënën. “Kjo është një sfidë për stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare dhe ne do të bëjmë gjithçka me Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për të bashkëpunuar në mënyrë efikase pasi interesat tona janë të njëjta,” tha Macron. Duke folur nga Fort de Brégançon, rezidenca verore e presidentëve francezë, Macron tha se ishte detyrë e Francës të “mbronte ata që kanë ndihmuar, si përkthyes, shoferë, kuzhinierë dhe shumë të tjerë”.

Në një fjalim që zgjati pak më shumë se dhjetë minuta, Macron tha se destabilizimi i Afganistanit mund të çojë në flukset e emigrantëve në Evropë. “Prandaj ne do të krijojmë një nismë, me Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane, për të ndërtuar një përgjigje të fortë, të koordinuar dhe të bashkuar pa vonesë, e cila do të përfshijë l uft ën kundër rrjedhave të parregullta,” tha ai. Macron tha se lu fta në Afganistan ishte “e drejtë” dhe se “është nderi i Francës të jetë angazhuar në atë lu ftë. Franca ka pasur vetëm një ar mik atje: ter rori zmin ”.