Lori Hoxha preferon që jetën e saj private ta mbajë larg syve të publikut, por ka raste që shprehet me ndjekësit nëpërmjet bisedave virtuale që zhvillon me to. Një ndër pyetjet që i bëhet asaj më shpesh është padyshim ajo që ka lidhje me peshën duke qenë se shfaqet përherë në super formë.E pyetur nga një ndjekëse se si mund të humbasë disa kg për dy javë para  pushimeve, Lori nuk ka ngurruar dhe ka ndarë “sekretin” e saj. “Unë e bëj këtë vetëm në rastet kur kam nevojë të ndihem pak më e lehtë. I bazoj vaktet në proteina dhe ha jeshillëqe (sallatë ose perime). Me pak fjalë, vezë, pulë, biftek, peshk dhe një sallatë jeshile. Kufizoj marrjen e karbohidrateve dhe 0 sheqer,” – ka shkruar ajo.

Në këtë bisedë virtuale, nuk kanë munguar as pyetjet se çfarë do bënte ndryshe Lori po të kthehej 10 vite pas. Ajo është përgjigjur duke thënë se do kishte edukimin prioritet. “Do isha përpjekur për një universitet më të mirë. Të kisha edukimin prioritet!- ka thënë Lori.

Por çfarë nuk fal Lori asnjëherë? Në lidhje me këtë pyetje, ajo ka treguar se është shumë tolerante dhe fal çdo gjë, por ka diçka që nuk e kalon dot kur fal. “Kur shoh një anë të një njeriu që mendoja se do e shihja ndonjëherë dhe nuk besoja se është pjesë e tij/saj.”- ka shkruar ajo.