Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se janë 114 pacientë janë aktualisht të shtruar në spitale, ndërsa rezultojnë me koronavirus. ShSKUK në komunikatën e bërë për media thotë se, në QKUK janë 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi. – Spitali i Prizrenit, 7 pacientë – Spitali i Gjakovës, 8 pacientë – Spitali i Pejës, 11 pacientë – Spitali i Gjilanit, 8 pacientë – Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë – Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka përsëritur thirrjen për vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.