Pas rritjes së rasteve me COVID në vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet këtë të hënë për të bërë një rishikim të masave kufizuese në fuqi. Aktualisht ora policore në vend vijon të jetë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika lejohet deri në 23:00.

Hapja e shkollave është shtyrë për në datën 27 shtator, ndërsa ky muaj është edhe muaj i hapur vaksinimi. Aktualisht në vendin tonë janë 9230 raste active me COVID. Në 24 orët e fundit u shënuan 768 raste të reja dhe 2 vik tima.